Tufat e qenve endacakë sulmojnë bagëtitë në stan, denoncojnë banorët e Dhërmiut: Mbrëmë humbën rreth 50 krerë dele

Tufat e qenve endacakë sulmojnë bagëtitë në stan, denoncojnë banorët e Dhërmiut: Mbrëmë humbën rreth 50 krerë dele

Banorët e Dhërmiut denoncojnë sulmet e tufave të qenve endacakë mbi bagëtitë. Nazër Sakaj nga Dhërmiu ka treguar për gazetarin e Top Channel Mikel Mari një ngjarje të rëndë të ndodhur natën e kaluar, rreth orës 03:15, në stanin e tyre. Sipas deklaratave të banorit Sakaj, një tufë qensh endacakë ka sulmuar bagëtitë, duke u shkaktuar humbjen e rreth 50 krerëve dele. Familja Sakaj thotë se blegtoria është i vetmi burim jetese për ta dhe se e gjithë tufa e deleve dhe dhive është i matrikulluar dhe i pajisur me NIPT. Ata shprehen të tmerruar nga ngjarja, pasi gjatë sulmit rrezikuan edhe jetën e tyre. Sipas tyre, qentë endacakë transportohen me furgonë nga qytete të ndryshme ku më pas lëshohen në zona rurale dhe ushqehen...