Kur propaganda takon realitetin, DASH rrëzon ‘Shqipërinë 2030’!

Kur propaganda takon realitetin, DASH rrëzon ‘Shqipërinë 2030’!

Nga Ledina Alolli  Raporti i DASH-it është një shuplakë e rëndë për qeverinë Rama dhe një pasqyrë e zymtë e realitetit në Shqipëri. Raporti flet qartë, vendi jonë përshkruhet si i kapur nga korrupsioni, krimi i organizuar, ekonomia informale dhe pastrimi i parave. Kjo është panorama që "Rilindja"  i ka servirur Botës. Investimet strategjike janë kthyer në "kupola hajdutërie", teksa PPP-të shërbejnë si mekanizma klientelistë që mbyllin konkurrencën, përjashtojnë transparencën dhe favorizojnë një grusht oligarkësh të lidhur me pushtetin. Të rinjtë dhe profesionistët shqiptarë po largohen masivisht, duke ikur nga mungesa e shpresës dhe nga një sistem që i trajton si të tepërt. Investitorët amerikanë dhe evropianë përballen me shantazhe, korrupsion dhe moszbatim të kontratave, duke detyruar kompanitë të shkojnë në arbitrazhe ndërkombëtare për të...