Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U rrëzua në skenë, reagon TKOB: Sopranoja Eva Golemi ndodhet në proces rikuperimi
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pasi sopranoja Eva Golemi pësoi një incident në skenë, duke u rrëzuar dhe më pas përfundoi në spital. Përmes një komunikatë për mediat, TKOBAP bën me dije se sopranoja EVa Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. Postimi i TKOB: Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes. Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja...