Raporti i DASH për Shqipërinë, Vasili: Korrupsioni i betonizuar në çdo sektor, vendi në buzë të greminës

Raporti i DASH për Shqipërinë, Vasili: Korrupsioni i betonizuar në çdo sektor, vendi në buzë të greminës

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e përshkruan raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit si një reflektim të situatës dramatike dhe të rëndë në Shqipëri. I ftuar në një intervistë në SYRI TV, Vasili theksoi se ky raport është më i drejtpërdrejtë se të gjithë të tjerët, duke hequr dorë nga frazat diplomatike dhe duke denoncuar një “korrupsion të qëndrueshëm” që është betonizuar në çdo sektor, përfshirë edhe mediat. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk zbatohet, duke u shndërruar në një “vatër të veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme”, duke u gjetur kështu në buzë të greminës politike dhe ekonomike. Petrit Vasili: Raporti i DASH i këtij viti, është në vijimësinë logjike të raporteve të mëparshëm. Edhe në raportet...