Shqipëria U-19 zyrtarizon dy miqësore kundër Irlandës, testet e fundit përpara kualifikueseve të Europianit

Shqipëria U-19 zyrtarizon dy miqësore kundër Irlandës, testet e fundit përpara kualifikueseve të Europianit

Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy miqësore kundër Irlandës në tetor, si testet e fundit përpara ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmati do të përballen me irlandezët më 10 dhe 12 tetor, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes dhe të dyja sfidat janë planifikuar të nisin në 11:00. Pas disa miqësoreve të zhvilluara gjatë muajve të fundit, këto përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të finalizuar listën e 20 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në raundin e parë kualifikues të Europianit U-19.