“VJEDHJE”! Tek Arsenal nuk iu besojnë dot syve, pretendojnë për penallti të padhënë ndaj Newcastle (video)

“VJEDHJE”! Tek Arsenal nuk iu besojnë dot syve, pretendojnë për penallti të padhënë ndaj Newcastle (video)

28 Shtator 2025 17:58 Telesport Newcastle po përballet me Arsenalin në “St. James’ Park”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League. Momenti më i diskutueshëm deri tani ndodhi në minutën e 15-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht, Viktor Gyokeres tregohet i vëmendshëm dhe shkon drejt portës, aty ku ka një kontakt me portierin Nick Pope. Arbitri fillimisht dha penallti për “Topçinjtë”, më pas ndërhyn VAR, Jarred Gillett, shkon të shohë vetë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm. S’ka 11-metërsh për londinezët, të cilët e quajnë vjedhje të pastër penalltinë e padhënë, sipas tyre. SHIKORASTIN