Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bill Clinton rrëfen vendimin historik të bombardimit të Serbisë: Më thanë je i çmendur…
Gjatë një paneli të organizuar nga Clinton Global Initiative, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutuan mbi sfidat dhe mësimet nga konflikti në Ballkan. Clinton rrëfeu një histori simbolike për bashkëjetesën, duke përmendur një restorant takos ku pronari është kosovar dhe menaxheri serb. “Kjo është mrekulli,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes komuniteteve. Ish-presidenti u ndal te vendimi historik për ndërhyrjen në Kosovë në vitin 1999, duke treguar dyshimet që pati në fillim. “Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por unë isha i bindur se kjo do të ishte një luftë e fituar përmes fuqisë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë,” tha Clinton, duke theksuar se kjo strategji shpëtoi shumë jetë. Presidentja Osmani...