Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri
Ankesa pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kushtoi vendin e punës Shkëlqim Beqirajt. Ai pretendon se është pushuar nga detyra si sekretar i përgjithshëm në Bashkinë Patos, pasi ka ngritur shqetësimin se ishte përballur me izolim dhe trajtim të pabarabartë në institucion. Në një intervistë për Top Channel ish nëpunësi i Bashkisë së Patosit hedh dyshim se ‘shkarkimi rrufe’ lidhet me denoncimin; një goditje e radhës që thotë se do të vijojë ta ndjek në rrugë ligjore. Menjëherë sa jam ankuar, unë jam pushuar nga puna prej kryetarit të Bashkisë, të cilën po ashtu e kam ankimuar dhe do vazhdoj për dëmshpërblim moral. Të hidhesh në mes të katër rrugëve pa një shkak, pa një arsye, normalisht do ndihesh stres…shikon vështrimet e njerëzve. Por...