Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dueli me Vorën në “Loro Boriçi”, statistikat flasin për Vllazninë
Ndeshja e radhës në kampionat për Vllazninë do të jetë sot kundër Vorës. Duel që luhet në kuadër të javës së 5-të të kampionatit, me kuqeblutë që i presin debutuesit e Superiores në “Loro Boriçi”, në orën 19:00. Për kuqeblutë objektivi është një dhe i vetëm, që është sigurimi i 3 pikëve dhe fitores. Pavarësisht ecurisë shumë pozitive të skuadrës së Bellait në këtë fillim kampionati, tek shkodranët nuk lëkunden dhe nuk stepen para fitores. Ku përveç se qëllimi është krijimi i një vazhdimësie në rezultate, një tjetër objektiv është edhe mbajtja e rekordit 100% të fitoreve deri më tani në ndeshjet shtëpiake. Kështu 9 herë kampionët e vendit kanë arritur 2 fitore në 2 takimet paraardhëse në “Loro Boriçi”. Dhe kjo ndaj kundërshtarëve që...