U kap duke shpërndarë kokainë, i riu shqiptar arrestohet nga policia në Itali! Në pranga edhe bashkëpunëtori

U kap duke shpërndarë kokainë, i riu shqiptar arrestohet nga policia në Itali! Në pranga edhe bashkëpunëtori

Dy të rinj shqiptarë të moshës 20 dhe 26-vjeçare, janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se janë të përfshirë në aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se pas lëvizjeve të dyshimta të një 26-vjeçari shqiptar, i cili po ngiste biçikletën e tij në qytetin e Folignos, karabinierët e ndoqën dhe e ndaluan. Pak para se të ndalohej, i riu u përpoq të hidhte 13 doza kokainë, për një total prej afërsisht 13 gramësh, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan më vonë. Më pas, oficerët zhvilluan një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku kapën bashkëpunëtorin 20-vjeçar, i cili u kap duke u përpjekur të fshihte një qese të madhe që përmbante disa pako të tjera me kokainë, me një...