Italia dominon edhe me meshkujt, shpallet kampione e botës në volejboll

Italia dominon edhe me meshkujt, shpallet kampione e botës në volejboll

28 Shtator 2025 15:27 Telesport Kombëtarja e Italisë në volejboll për meshkuj është shpallur sot kampione e botës. Titull që kombëtarja “azzurre” e fiton për të pestën herë në histori, duke mbrojtur titullin e fituar në vitin 2022. Në finalen e luajtur në Filipine, ekipi i kombëtares së Italisë fitoi 3-1 ndaj Bullgarisë (25-21, 25-17, 17-25, 25-10). Një ndeshje thuajse e dominuar totalisht nga volejbollistët e trajnerit De Giorgi. Bullgaria, që rikthehej në finalen e një botërori pas 55 vitesh, nuk arriti dot të bëjë diferencën në sfidën më të vështirë të turneut. Italia konfirmohet kështu si kombëtarja më e mirë në botë. Pak javë më parë, Italia pat fituar edhe botërorin e femrave, duke arritur kështu një sukses të dyfishtë me të dyja ekipet...