Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç, do bllokohen automatikisht sapo të hyjnë në sistem
Ndalimi i aksesit në mediat sociale nga të miturit nën moshën 15 vjeç, si dhe bllokimi i të miturve nën moshën 18 vjeç nga shfletimi i platformave të basteve online dhe shitjes së produkteve të duhanit, parashikohet në planin që po përgatit qeveria greke së fundmi. Siç theksojnë burime qeveritare për “Protothema”, Greqia do të jetë gati deri në fund të tetorit të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre. Më herët ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç (nga 10 tetori) dhe platformat e takimeve online me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi...