Raporti i DASH, Bardhi: Gjendja nuk erdhi nga hiçi, u krijua nga Rama! Investimet, lejet i ndan në takime private

Raporti i DASH, Bardhi: Gjendja nuk erdhi nga hiçi, u krijua nga Rama! Investimet, lejet i ndan në takime private

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri përgjegjës për gjendjen e investimeve të huaja në Shqipëri, të evidentuara nga Raporti i DASH-it, kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se i ndan investimet, lejet e biznesit dhe licencat nëpër takime private apo sekrete si ai në Aruba. Deputeti demokrat nënvizoi se raporti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë dhe gjendjen ku ndodhet ajo sot për shkak të qeverisë socialiste. “Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembërojnë konkurrencën në treg. Raportimi i investitorëve se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale, është faktori...