Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U rrëzua dhe mbeti i shtrirë për më shumë se 16 orë, shpëtohet nga zjarrfikësit i moshuari në Vlorë
Ngjarja është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”, ku një i moshuar që jeton i vetëm është gjendur i shtrirë në dysheme për më shumë se 16-17 orë, pa pasur mundësi të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi. Fatmirësisht, fqinjët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur hapjen e derës së apartamentit, duke i ardhur në ndihmë të moshuarit. Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë: braktisja dhe vetmia e të moshuarve. Top Channel