Kandidati i opozitës për Tiranën, PD takohet me aleatët e PL, Blushi: Përfaqësuesi ynë do të jetë gjithëpërfshirës

Kandidati i opozitës për Tiranën, PD takohet me aleatët e PL, Blushi: Përfaqësuesi ynë do të jetë gjithëpërfshirës

Në kuadër të zgjedhjes së kandidatit për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pas takimit me aleatët tradicionalë të saj, Fatmir Mediun e Republikanëve dhe Agron Dukën e PAA-së, grupi negociator i PD-së ka zhvilluar një mbledhje edhe me përfaqësuesit e PL-së. I pranishëm në këtë takim ishte sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blush dhe deputeti Edmond Haxhinasto. Gjatë fjalës së tij, Tedi Blushi tha se kandidatura e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse “Kjo kandidaturë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo një kandidate e emëruar sikundër ka ndodhur me kandidaten e PS. Pra, përballë kandidates së Covid-it, ne po përzgjedhim vaksinën e duhur që do të shërojë njëherë e përgjithmonë kryeqytetin”, u shpreh Blushi. Ndërsa i pyetur nëse kandidatura e opozitës, do t’i shpëtonte zgjedhjet...