Liverpool ofron 40 mln euro për titullarin e Bayern me… 6 muaj kontratë!

Liverpool ofron 40 mln euro për titullarin e Bayern me… 6 muaj kontratë!

28 Shtator 2025 13:22 Telesport Liverpool po bën presion të madh për të transferuar mbrojtësin e Bayern, Dayot Upamecano. Sipas gazetarit Ekrem Konur, francezi ka marrë një ofertë bindëse nga klubi i kuq. Kontrata e tij në Mynih skadon verën e ardhshme, pra ekziston rrisku që ai të largohet me parametra zero në mbarim të sezonit aktual. Liverpool është gati të investojë 35-40 mln euro për francezin në merkaton e janarit, një gjë e rrallë për një lojtar që i mbeten vetëm 6 muaj kontratë. Upamecano e mendon veten gjatë në Mynih, por kërkesat e tij janë të tepërta për Bayern. Ai kërkon pagë po aq të lartë sa Davies dhe Kimmich, rreth 20 mln euro bruto në vit. Kërkon edhe klauzolë largimi dhe bonus...