Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lajm i keq për Kosovën, Rrahmani dëmtohet dhe mungon gjatë tetorit
28 Shtator 2025 13:55 Telesport Amir Rrahmani sjell një lajm të keq për Kosovën para ndeshjeve ndërkombëtare. Mbrojtësi ka pësuar një tjetër dëmtim, pas të cilit ai do të mungojë në ndeshjet e “Dardanëve” gjatë muajit tetor. Sipas mediave italiane, dëmtimi ndodhi gjatë stërvitjes së djeshme dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme të Napolit. Rrahmani do të humbasë ndeshjet kundër Milanit, Sporting Lisbonës dhe Genoas, ndërsa për Kosovën pritet të mungojë ndaj Sllovenisë dhe Suedisë. Ky është dëmtimi i dytë i Rrahmanit brenda një muaji. Ai pritet të kthehet në fund të tetorit.