SHBA-ja i revokoi vizën pasi kritikoi Izraelin, reagon presidenti kolumbian: Nuk më intereson, nuk ma ndalojnë dot fjalën

SHBA-ja i revokoi vizën pasi kritikoi Izraelin, reagon presidenti kolumbian: Nuk më intereson, nuk ma ndalojnë dot fjalën

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, ka hedhur poshtë vendimin e SHBA-së për të revokuar vizën e tij dhe ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar për shkak të kritikave të tij ndaj luftës së Izraelit në Gaza. “Nuk kam më vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Nuk më intereson. Nuk kam nevojë për vizë… sepse nuk jam vetëm shtetas kolumbian, por edhe shtetas europian dhe e konsideroj veten vërtet një person të lirë në botë”, tha Petro në mediat sociale të shtunën. “Revokimi i saj për denoncimin e gjenocidit tregon se SHBA-të nuk respektojnë më ligjin ndërkombëtar”, shtoi ai në një postim në X. Një hetim i OKB-së tha se veprimet e Izraelit në Gaza përbënin gjenocid, por Izraeli ka mohuar vazhdimisht akuzat...