Me “Boss” dhe “Bugatti”, po trafikonte mbi 27 kg kokainë/ Pranga në Katania 47-vjeçari shqiptar! Ja çfarë e tradhtoi… (FOTOT)

Me “Boss” dhe “Bugatti”, po trafikonte mbi 27 kg kokainë/ Pranga në Katania 47-vjeçari shqiptar! Ja çfarë e tradhtoi… (FOTOT)

Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar i cili po trafikonte një ngarkesë me mbi 27 kg kokainë, me vlerë tregu mbi 1 mln euro.  Operacioni është zhvilluar në zonën e Katanias, teksa patrulla hasi lëvizjen e dyshimtë të shqiptarit në autostradën A18 Messina-Katania, duke ngritur një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së San Gregorio di Catania.  Gjatë kontrollit, ndër automjete të tjera, u ndalua një “Renault Scenic” me ngjyrë gri, që drejtohej nga 47-vjeçari, i cili u shfaq tepër nervoz dhe nuk justifikonte dot arsyen pse po lëvizte në zonën e Etnës. Duke raportuar rrethana që nuk korrespondonin me realitetin, personi i lartpërmendur iu nënshtrua një kontrolli.  Gjatë kontrollit të mjetit, nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit, u gjet një ndarje e fshehur e...