Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pas 9 muajsh fejesë, Selena Gomez martohet me producentin Benny Blanco
Këngëtarja e njohur amerikane, Selena Gomez, është martuar me producentin e suksesshëm të muzikës, Benny Blanco. Çifti ndau me ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotosh nga ceremonia, të shoqëruara me mbishkrimin “9.27.25”, duke shënuar kështu ditën e tyre të veçantë pas një fejesë nëntë-mujore. “Gruaja ime në jetën reale”, – ka komentuar Blanco, 37 vjeç, në postimin e bashkëshortes së tij. Sipas revistës Vogue, ceremonia u zhvillua të shtunën me rreth 170 të ftuar. Në mesin e tyre besohet të kenë qenë Taylor Swift, si dhe aktorët Steve Martin e Martin Short, kolegë të Gomez në serialin Only Murders In The Building. Selena Gomez, 33 vjeç, ka zgjedhur një fustan sateni të dizajnuar nga Ralph Lauren, ndërsa Blanco kishte veshur një smoking klasik...