Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Identifikohet autori i dyshuar nga Vlora për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë. Policia aksion për kapjen e tij
Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës. Burimet bëjnë me dije për BW, se ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij. Sipas burimeve, policia u rikthye në vendngjarje për të gjetur gëzhojën. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë i cili ka qëlluar me plumb. Policia e Gjirokastrës liroi mbrëmjen e së shtunës personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.