Merkatoja e verës, zbulohet lista e plotë e yjeve që kërkoi Bayern! Sterling tha “jo”

Merkatoja e verës, zbulohet lista e plotë e yjeve që kërkoi Bayern! Sterling tha “jo”

28 Shtator 2025 9:41 Telesport Christian Falk dhe Tobi Altschäffl kanë zbuluar listën e zgjeruar të lojtarëve që Bayern kërkoi në merkaton e verës. Ata janë të shumtë, sidomos nga Premier League. Lista niste me Gabriel Martinelli dhe Raheem Sterling nga Arsenali, më pas Dean Huijsen, Cody Gakpo, Marc Guehi dhe Antony. Ndërkohë, Bayern ndoqi edhe lojtarë si Ademola Lookman (Atalanta) dhe Frank Colino Gluder (Midtjylland). Martinelli, Lookman dhe Gluder ishin tepër të kushtueshëm për Bayern. Sipas gazetarëve, Antony, Sterling dhe Guehi refuzuan. Bayern tentoi edhe emra si Florian Wirtz, Jamie Gittens, Rafael Leao, Nico Williams, Christopher Nkunku dhe Xavi Simons. Për disa prej tyre nuk ka bërë përpjekje konkrete, por vetëm biseda të brendshme, Kompany donte veçanërisht Xavi Simons, por ishte tepër i shtrenjtë...