“Noka do përfundojë në burg”/ Avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

“Noka do përfundojë në burg”/ Avokati: Akuza të rënda për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të ashpra ndaj opozitës, duke e cilësuar atë si të “vdekur politikisht” dhe të përçarë. Sipas Beqirit, opozita ka mbi katër muaj që përpiqet të godasë politikisht Erion Veliaj, me shpresën për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, por pa rezultat.  Avokati Idajet Beqiri, tha se Flamur Nokën e pret burgu, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash, për korrupsion dhe pastrim parash. Belind Këlliçi, po ashtu është nën hetim, sipas avokatit, për falsifikim dokumentesh. Në këto kushte sipas Beqirit, opozita nuk ka një kandidat potencial përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.  Beqiri u shpreh gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një “goditje vdekjeprurëse” për Partinë Demokratike në kryeqytet, ndërsa vlerësoi Ogerta Manastirliun si një pasardhëse të denjë të Veliajt dhe Ramës, duke parashikuar një fitore të thellë të mazhorancës. ...