Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘I rregullova të katërt!’- Urdhëroi vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, zbardhet mesazhi Aurel Hoxhës në SkyECC
I rregullova të katërt”, kështu është shprehur në bisedat me të besuarit e tij në SkyECC Aurel Hoxha, pasi kishte vrarë dhe zhdukur Klevis Lleshin. Sipas hetuesve, Hoxha flet për viktimën e katërt në familjen Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit e Hajredin Lleshi dhe zhdukur Artan Lleshi. Kujtojmë se Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh u njoh në gjykatën e Posaçme me masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas avokatit të tij Elton Hysenaj, gjatë seancës me dyer të mbyllura ai mohoi përfshirjen në vrasje, ndërsa mbrojtësi kërkoi pavlefshmërine e komunikmeve në Sky ECC, përmes të cilave SPAK thotë se mundi të hedhë dritë mbi vrasjen për motive gjakmarrje. Sipas SPAK, Sabah...