Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Debat për çështje familjare, 41-vjeçari plagos në shtëpi kunatin
Një debat për çështje familjare ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, ndërsa autori i dyshuar i krimit ka nisur debatin me kunatin e tij dhe pasi kanë debatuar ashpër, 41-vjeçari Misir Tanushi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 56-vjeçarin Genci Mullaymeri. I plaosuri ndodhet ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar, është arrestuar shumë pranë banesës ku ndodhi ngjarja. Policia ka shpallur në kërkim një tjetër person që ndodhej në vendngjarje.