Elbasani, Gvozdenovic: Çdo pikë vlen, ritmi i lojës s’më pëlqeu

Elbasani, Gvozdenovic: Çdo pikë vlen, ritmi i lojës s’më pëlqeu

Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic komentoi barazimin pa gola ndaj Teutës. “Presion jo, se është pjesë e futbollit dhe jemi gati për të, stafi dhe lojtarët. Jo vetëm Elbasani, çdo skuadër ka presion. Ajo që nuk funksionoi sot, sipas meje ishte ritmi i lojës. Nuk mund të kapnim ritmin nga fillimi si këto katër javë. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Çdo pikë ka vlerë, kampionati është i gjatë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Biseda me Cjapin? Nuk isha shumë i kënaqur nga arbitri. Unë nuk komentoj kurrë dhe kam respekt për arbitrat dhe e di se kanë presion. Por isha mërzitur se ishin shumë faulle, pak ritëm loje. Disa faulle ishin me vonesë. Kur kishim ne topin, jepte faull...