Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
I paprekshmi Eqerem Braçi, si i shpëtoi drejtësisë dhe vazhdoi karrierën… sot i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit italian në Salari
♥ Eqerem Braçi dhe Edoardo Sarchi TEPELENË- Ngjarja që tronditi Tepelenën, ku biznesmeni italian Edoardo Sarchi mbeti i vrarë, rikthen në vëmendje dy incidente të rënda të ndodhur vite më parë. Bëhet fjalë për përfshirjen e "mikut" të italianit, Eqerem Braçi, në plagosjen e shtetasve Klodian dhe Besnik Aliaj në vitin 2014, kohë kur ai mbante postin e nënkryetarit të Komunës Levan. Për këtë ngjarje, ai u lirua nga burgu nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili sot ushtron funksionin e gjyqtarit të Apelit në GJKKO. Në atë kohë, Eqerem Braçi u shtrua në spital si i sëmurë me probleme diabeti, duke i shpëtuar qëndrimit në burg. Një vit më vonë, në vitin 2015, Braçi u emërua drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Që nga ajo kohë dhe deri...