Uest Hem shkarkon Poter, kontratë 3 vjeçare me ish trajnerin e Totenhem

Uest Hem shkarkon Poter, kontratë 3 vjeçare me ish trajnerin e Totenhem

Ekipi londinez i Uest Ham përballet me një tronditje të madhe këtë fillim sezoni. Klubi njoftoi shkarkimin e trajnerit Graham Poter vetëm disa ditë para ndeshjes vendimtare të Premier League kundër Everton. Një fillim katastrofik i sezonit – vetëm një fitore në pesë ndeshje – i ka ulur londinezët në vendin e parafundit në tabelë, duke e shtyrë klubin të marrë një vendim drastik. Së bashku me Poter, i gjithë stafi i trajnerëve, përfshirë ndihmësin Bruno Saltor dhe trajnerët e portierëve, gjithashtu largohen, me efekt të menjëhershëm. Deklarata zyrtare e klubit është e qartë: “Performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet dhe një ndryshim u konsiderua i nevojshëm për të përmirësuar me shpejtësi pozicionin tonë në ligë.” Pavarësisht ambicieve të larta të verës, ekipi...