Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Sabajeta Peposhi, krijuesja e talentuar që la një vend bosh në letërsinë shqipe
Koha fizike qe e pamjaftueshme për të, krejt fatale, megjithatë ajo shkroi dhe realizoi një letërsi jashtë parafabrikateve, krejt origjinale, si shpërfillje jo vetëm për letërsinë masive, por dhe si reagim i ndjeshëm përmes një qetësie shembullore ndaj një realiteti të pakëndshëm dhe deri diku të papërceptueshëm për të, pavarësisht se ia doli ta sendërtojë në mënyrën më të mundshme, në një formë gati-gati magjike, në kumtimet e saj në prozë e poezi./Petrit Palushi *** Në vazhdim ObserverKult ju sjell një cikël me poezi dhe prozë të shkurtër të Sabajeta Peposhit DALLORI I SHPIRTIT TIM Brenda qelqurinës së padukshmefrymon shpirti im i skalituratje, në gjirin misterioz të fshehtësisë.Cipa e mëndafshtësi një dekoratë e ndryshkurma kufizon shpirtin nga masa e qelqtë.Ç’mallkim i pashmangshëmi serviret kryqëzimit të...