Shkencëtarët “ringjallën” faraonin, zbuloni si dukej Tutankhamun

Shkencëtarët “ringjallën” faraonin, zbuloni si dukej Tutankhamun

Siç shkruan Daily Mail, shkencëtarët nga Brazili, Australia dhe Italia, ‘rindërtuan’ fytyrën e Tutankhamun nga kafka e tij e mumifikuar. Rindërtimi zbuloi fytyrën rinore dhe të gjallë të faraonit që vdiq në vitet e adoleshencës më shumë se 3000 vjet më parë. Eksperti brazilian i grafikës Cicero Moraes, i cili është bashkëautor i studimit, thotë se Tutankhamun duket si një djalë i ri me një fytyrë të butë. “Duke e parë, shohim më shumë një student të ri sesa një politikan plot përgjegjësi, gjë që e bën edhe më interesant personalitetin e tij historik”. I famshëm “mbreti i rinuar” u zbulua së bashku me thesare të tjera të gjetura nga arkeologu britanik Howard Carter në vitin 1922 në Luginën e Mbretërve të Egjiptit. “Ishte një...