Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë/ Kush është Edoardo Sarchi? Lidhjet e babait të tij me politikën
Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Tepelenës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari. Italiani 44-vjeçar, Edoardo Sarchi, nuk ishte figurë e panjohur. Ndërsa në Shqipëri ai ishte administrator i një fabrike tullash, në Itali familja e tij ka një histori të gjatë politike dhe publike, veçanërisht babai, Vittorio Sarchi, dhe xhaxhai, Augusto Nidoli, themelues i kompanisë italo-shqiptare Edilcentro Ltd. Vittorio Sarchi, figura historike në politikën lokale në provincën e Varese-s, ishte bashkëpunëtor dhe mik i senatorit të ndjerë Piero Pellicini, dhe njëkohësisht babai i deputetit Andrea Pellicini. Viti 2015 shënoi dorëheqjen e Vittorios, pas një karriere që përfshinte shërbime si këshilltar për sigurinë dhe këshilltar bashkiak. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81-vjeç....