Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Babai” i Viktor Zhustit/ Premiera me regji të Erson Zymberit do jetë në fillim të muajit tetor
“Teatri është pasion dhe dashuri. Nëse të mungojnë këto gjëra ke marrë fund”, thotë Viktor Zhusti. Skena është dashuria më e madhe e aktori Viktor Zhusti, aty ku e gjen duke u përgatitur me përkushtim për shfaqjen e radhës. Ky fund shtatori e gjen aktorin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me rolin e Babait, dramën e Florian Zeller. Si një udhëtim i thellë në botën e një burri të moshuar që po humb kujtesën, vepra përcjell mesazhe të forta sociale. “Është një rol që ka thyerje të mëdha psikologjike. Kjo është edhe vështirësia, duhet t’i afrohesh sa më shumë memories së tyre, të jesh edhe i vërtetë, edhe i besueshëm. Por njëkohësisht, të sjellësh edhe një mesazh se çfarë do të ndodhë në jetën...