Rekord në Bundesligë, 10 gola të shënuar në sfidën Monchengladbach-Eintracht Frankfurt (video)

Rekord në Bundesligë, 10 gola të shënuar në sfidën Monchengladbach-Eintracht Frankfurt (video)

27 Shtator 2025 20:37 Telesport Sfida mes Borussia Monchengladbach dhe Eintracht Frankfurt, e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës, ka dhuruar plot 10 gola, gjë aspak e zakontë. Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-5 për “Shqiponjat” e Frankfurtit, me golat e shënuar nga Koch 11′, Knauff 15′, Burkardt 35′, Chaibi 39 dhe Uzun 45+1. Pesë gola nga pesë autorë të ndryshëm. Robin Koch shënoi golin e dytë personal dhe të gjashtin për ekipin e tij në fillim të pjesës së dytë. Më pas ishte radha e vendasve për të shënuar plot 4 gola me Castrop 72′, Tabakovic 78′, Engelhardt 83′ dhe Ranos 100+9. Pas kësaj fitoreje, Eintracht Frankfurt renditet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Borussia Monchengladbach në vendin e...