Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Nikollë Lesi foli për pazare mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, ndërsa kritikoi opozitën për sjelljen e saj në Kuvend. “Qeveria 4 është qeveri politike në thelb. Është vazhdimësi. Janë pothuajse të njëjtën ministra. Me aq sa pash dhe kam njohje nga parlamentarizmi, opozita ra në kurthin e Ramës, i cili është mjeshtër në këtë sens. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që kur flet kryeministri, opozita të dalë ta ndërprerë. Opozita ka të drejtë që ta dëgjonte një herë, më pas ta ‘sakatonte’. Ai e parandjeu dhe tha; do e kaloj në votim. Nuk ka ndodhur në 25 vite që një program qeverisës, të kalojë pa debat”, tha ai në emisionin ‘Kjo javë’ në News24. Teksa u pyet nëse ishte ky një truk, Lesi shtoi;...