Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtatore për Petrit Rukën/ Poeti që lartësoi me vargje Tepelenën, nderohet nga miq të artit dhe letrave
Në zemër të qytetit ku lindi dhe u rrit, u vendos shtatorja e poetit të ndjerë Petrit Ruka. Ceremonia u organizua në sheshin “Lord Bajron” në Tepelenë, ndërsa shtatorja me një vlerë prej 3.5 milionë lekësh, u realizua falë nismës së dy të rinjve tepelenas dhe kontributit të banorëve dhe dashamirësve të artit të Rukës. Miq dhe kolegë të artit dhe letrave nderuan kujtimin e poetit, që mbeti gjithmonë i lidhur me Tepelenën, peizazhin e lumit Vjosë dhe figurat e njerëzve të thjeshtë, që gjenin gjithmonë vend në vargjet e tij. Për tepelenasit, ky monument është një kujtesë e gjallë për qytetin dhe brezat që do të vijnë, duke e mbajtur të gjallë kujtimin e një prej bijve më të shquar të Tepelenës. Petrit Ruka ...