Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tepelena nderon Petrit Rukën/ Shtatorja e poetit vendoset në qendër të qytetit
Në zemër të Tepelenës, në sheshin “Lord Bajron”, është përuruar shtatorja e poetit dhe kineastit shqiptar, Petrit Ruka. Figura e tij do të qëndrojë tashmë mes qytetit ku lindi dhe u rrit, si një kujtesë e përhershme për kontributin që ai i dha kulturës shqiptare. Në këtë ceremoni të organizuar nga Bashkia Tepelenë në bashkëpunim me nismën “Djemtë e Tepelenës”, morën pjesë familjarë, miq, njerëz të letrave, përfaqësues të pushtetit lokal por edhe banore. Të pranishmit theksuan kontributin e madh që Ruka dha për kulturën shqiptare, duke e përshkruar si një poet që i dha frymë dhe zë vendlindjes së tij dhe një kineast që solli në ekran historitë dhe emocionet e njerëzve të thjeshtë. Petrit Ruka u nda nga jeta në korrik të vitit...