Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kategoria e Parë: Skënderbeu nis shkëputjen, Pogradeci dhe Iliria me fitore të mëdha në transfertë
27 Shtator 2025 18:46 Telesport Java e pestë e Kategorisë së Parë u mbyll pasditen e sotme. Skënderbeu mundi Laçin 1-0 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Pogradeci fitoi 3-1 në fushën e Kukësit, ndërsa Iliria mposhti AF Luftëtarin 2-1. Kastrioti – Burreli dhe Besa – Lushnja u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në ndeshjen Korabi – Apolonia nuk u shënua asnjë gol dhe sfida përfundoi 0-0. Rezultatet e javës së pestë: Kukësi 1-3 Pogradeci AF Luftëtari 1-2 Iliria Kastrioti 1-1 Burreli Korabi 0-0 Apolonia Besa 1-1 Lushnja Skënderbeu 1-0 Laçi Ja situata në renditje pas pesë javëve të para: