VIDEO/ Samiti qeveri-mafia në Aruba, Boçi: Edhe në vitin 2009 Edi Rama i mblodhi të fortët në Durrës, por nuk i eci plani

VIDEO/ Samiti qeveri-mafia në Aruba, Boçi: Edhe në vitin 2009 Edi Rama i mblodhi të fortët në Durrës, por nuk i eci plani

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me ngjarje të rënda që, sipas tij, tregojnë ngritjen e një narkoshteti në Shqipëri. I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, me moderatorin Arnold Karriqi, Boçi deklaroi se Aruba është vetëm një pjesë e këtij projekti të mirëorganizuar kriminal. ‘Ne kemi nxjerrë vazhdimisht fakte. PD ka denoncuar investigime të ndryshme, shkrime të medieve ndërkombëtare që kanë treguar se kemi një narkoshtet në Shqipëri të ndërtuar në mënyrë të strukturuar, në mënyrë të programuar nga ky kryeministër,’ tha Boçi. Sipas tij, ngjarja në Aruba i përket vitit 2019 dhe lidhet me një fazë të rëndësishme të ngritjes së këtij narkoshteti, ndërkohë që theksoi se tentativa për...