Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Edi u shërben trafikantëve”, Çollaku akuzon Ramën: Kryeministri vartës i bandave, kontrollon tregun dhe drejtësinë
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të krimit në vend, gjatë një interviste televizive. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron si ‘zëdhënës i trafikantëve të drogës’, duke nisur një fushatë për të shitur pallatet e ndërtuara me para të pista.Sipas Çollakut, në vend ndodhen mijëra apartamente të ndërtuara nga para të ardhura nga trafiku i drogës, të cilat kanë mbetur stok dhe të pashitura. ‘Pallatet, apartamentet e ndërtuara me paratë e drogës kanë mbetur të pashitura në numër të konsiderueshëm dhe disa mijëra janë stok. Duhet që dikush tu gjejë treg, që të qarkullojnë paratë atyre se, duhet të rifitohet ajo para që të vazhdohet dhe më tej. Tani del Edi Rama si zëdhënësi i tyre dhe thotë,...