Akep dhe ONE bllokojnë gazetën SOT për shkrimet kundër korrupsionit dhe trafikantëve të drogës

Akep dhe ONE bllokojnë gazetën SOT për shkrimet kundër korrupsionit dhe trafikantëve të drogës

Prej disa orësh kompania One dh AKEP kanë  bllokuar në rrjetin e saj të internetit faqen e gazetës SOT. Si rezultat i disa shkrimeve sensitive, ku preken individë dhe qeveritarë të korruptuar, kompania ONE ka vendosur sistem bllokimi duke mbyllur për përdoruesit e rrjetit aksesin në faqen e internetit sot.com.al. Ky veprim i kësaj kompanie është një akt agresioni në drejtim të medias, duke censuruar gazetën Sot për interesa të errëta të individëve të veshur me pushtet, të lidhur me krimin dhe korrupsionin. I kërkojmë ndjesë lexuesve për këtë problem teknik. Kjo dukuri është një skandal sesi qeveria ka filluar të ushtrojë presion mbi mediat që nuk i përshtaten me politikat e tyre  editoriale. Janë një sërë shkrimesh që i kanë zbardhur skandale të qeverisjes...