Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Policia gjen armë e municione në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës tha se në podrumin e një ndërtese në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë dhe municione. “Për momentin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 27 shtator. Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni policor në bodrumin e ndërtesës afër sheshit Car Lazar u gjetën dy pushkë, 50 fishekë, pranga, maska, këllëfë arme dhe karikator të zbrazët. Ndryshe, autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Më 18 shtator, policia njoftoi se kishte gjetur armë në Zveçan. Më pas, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, deklaroi se armët...