Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
45′ e para: Crystal Palace befason Liverpool-in, City ngec në shtëpi, Chelsea “ok” (video)
27 Shtator 2025 16:49 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të kavës së gjashtë në Premier League. Chelsea po udhëheq 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Brighton. “Blutë” gjetën golin në minutën e 24-të, pas një kombinimi fantastik, Caicedo-Estevao-Enzo Fernandez. Caicedo jep një pasim të mrekullueshëm ëpr brazilianin Estevao, i cili kroson në zonë dhe Enzo Fernandez e kishte shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Në “Etihad”, Manchester City po barazon 1-1 ndaj Burnley. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Esteve, ndërsa barazimi i miqve do të vinte në minutën e 38-të me Jaidon Anthony, i cili barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të finalizuar me sukses. Armando Broja gjendet në stol. SHIKOGOLAT Crystal Palace po...