‘Stuhi të forta dhe…’ moti bënë kthesën drastike të dielën, ja cfarë pritet të ndodh

‘Stuhi të forta dhe…’ moti bënë kthesën drastike të dielën, ja cfarë pritet të ndodh

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat maksilame pritet të arrijnë deri në 27 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 11 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.