Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia zbulon kanabis në banesën e 63-vjeçarit, përfundon në pranga (Emri)
Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Thanas Shaka. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, ushtruan kontroll në fshatin Xarrë, Konispol, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Xarrë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis.”, sqaron policia.