Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Raporti i DASH “shkund” Ramën: Shqipëria peng i bandave dhe korrupsionit politik
Alarm nga SHBA për Shqipërinë: Korrupsion, pastrim parash dhe grabitje pronash me ndihmën e gjykatave Qeveria e kryeministrit Rama vijon të marrë shuplaka nga SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2025 për klimën e investimeve dhe korrupsioni me pastrimin e parave shihen si problematikat më të mëdha. Sipas raportit që ka siguruar “Pamfleti”, paraja informale, kryesisht nga trafiku i drogës ka prishur balancat në treg. Problemet që rendit DASH janë: korrupsioni në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike; konkurrencë e padrejtë dhe e shtrembëruar; një ekonomi e madhe informale; pastrim parash; ndryshime të shpeshta në legjislacionin fiskal; të drejtat pronësore dhe zbatim i dobët i kontratave. “Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore...