Do të luajnë kundër Manchester City, trajneri i Burnley merr vendimin për Armando Brojën

Do të luajnë kundër Manchester City, trajneri i Burnley merr vendimin për Armando Brojën

Burnley do të luajë sot një takim shumë të vështirë teksa do të përballet kundër Manchester City në transfertë. Një përballje me koeficent të lartë vështirësie, ndërsa Burnley kërkon pikë mbijetese që në fund ta shpëtojnë për rënien nga elita e futbollit anglez. Duke parë vazhdimin e kampionatit, deri tani, Burnley mbetet mes ekipeve të rrezikuara për të qenë në Championship në sezonin tjetër. Ndërkohë Broja që e nisi si titullar kundër Cardiff në Kupë dhe bëri një ndeshje jo të mirë, në atë eleminim nga Kupa, sot do të jetë sërish pjesë e ekipit, por do të jetë në stol. Mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për Brojën në pjesën e dytë dhe nëse ritmi i shqiptarit do të jetë i shtuar...