Pas dorëheqjes si kryetare e gjykatës së Durrësit, zgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë/ Emri

Pas dorëheqjes si kryetare e gjykatës së Durrësit, zgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë/ Emri

Joana Qeleshi është zgjedhur kryetare e Dhomës së Avokatisë, duke zëvendësuar Saimir Vishën. Qeleshi, e njohur për afërsinë me Argita Berishën, e nisi punën si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit më 28 dhjetor 2011. Në vitin 2013 u emërua në krye të Gjykatës së Durrësit nga presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani, që drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion që u shkri me reformën në drejtësi dhe u zëvendësua me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në atë kohë, emërimi i saj pati polemika pasi Gjykata e Durrësit është një gjykatë karriere, në të cilën nuk mund të bëhet emërim direkt nga Shkolla e Magjistraturës. Në tetor të vitit 2019, ajo u dorëhoq nga ky post, duke i shpëtuar procesit të vettingut. Asokohe ajo e argumentoi...