Kaos në Administratën Amerikane, punonjësit në ankth për mbylljen e mundshme të qeverisë dhe pushimin nga puna

Kaos në Administratën Amerikane, punonjësit në ankth për mbylljen e mundshme të qeverisë dhe pushimin nga puna

Punonjësit federalë në Shtetet e Bashkuara përballen me një klimë të thellë pasigurie, frike dhe ankthi për shkak të një mbylljeje të mundshme të qeverisë, e cila mund të hyjë në fuqi nëse Kongresi nuk miraton një paketë financimi deri të martën në mbrëmje. Shtëpia e Bardhë e Presidentit Donald Trump ka kërcënuar se kjo mbyllje do të shoqërohet me shkurtime të mëdha dhe të menjëhershme nga puna, në një valë të re të masave drastike që kanë goditur shërbimin publik këtë vit. Sipas CNN nga 11 agjenci federale, punonjësit janë të tmerruar, të çorientuar dhe nën stres të vazhdueshëm. Shumë ende nuk e dinë nëse do të jenë në listën e atyre që do të vazhdojnë punën gjatë mbylljes, apo do të pushohen përkohësisht...