‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

Qyteti i Shkodrës, përveç vlerave historike, shoqërore e ekonomike, ruan me krenari edhe trashëgiminë shpirtërore, ku një vend të veçantë zë ceremonia e dasmës shkodrane me gjithë ritualet e saj. Pikërisht për këtë arsye, në Muzeun Historik të qytetit u organizua aktiviteti “Dita e Pajes”, ku u sollën me detaje traditat e përgatitjeve që nisnin një ditë para dasmës. Ky rikthim pas në kohë, tek zakonet e bukura, emocionoi edhe vetë shkodranët që i kanë përjetuar këto momente dekada më parë. Magjia e dasmës shkodrane tërhoqi vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj, të cilët, pavarësisht se është fund shtatori, janë të shumtë në Shkodër. Një turist francez shprehet: “Janë veshje shumë të veçanta, të gjeneratave të ndryshme. Kjo shtëpi-muze është gjithashtu shumë e rrallë dhe...