Inteligjenca artificiale sfidon botën e artit: një pikturë e hedhur poshtë si kopje, rezulton të jetë vepër e Caravaggio-s

Inteligjenca artificiale sfidon botën e artit: një pikturë e hedhur poshtë si kopje, rezulton të jetë vepër e Caravaggio-s

Një zbulim i bujshëm ka tronditur botën e artit. Një pikturë e njohur prej më shumë se dy shekujsh, e hedhur poshtë nga Sotheby’s dhe Muzeu Metropolitan i New York si thjesht një kopje, rezulton të jetë një vepër autentike e mjeshtrit të madh të shekullit XVII, Michelangelo Merisi da Caravaggio. Bëhet fjalë për “The Lute Player”, një pikturë që prej shekullit XVIII ndodhej në rezidencën aristokratike Badminton House në Gloucestershire, dhe që në ankandet e mëparshme ishte shitur për shumëfish më pak se vlera e saj e vërtetë. Provat e reja: Inteligjenca artificiale si mjet verifikimi Një analizë shkencore e kryer nga kompania zvicerane Art Recognition, në bashkëpunim me Universitetin e Liverpool-it, ka treguar se piktura është realizuar nga dora e vetë Caravaggio-s, me një...